LR Histori


Historiku i LR-së

Në rrugët e suksesit me Health & Beauty
LR Health & Beauty Systems u vendos në Ahlen (Westphalia) në 1985 si "LR Cosmetic". Sot, 30 vjet më vonë, LR është një nga kompanitë lider në Europë, nga të ardhurat, me shitje të drejtpërdrejta.


1985 – 1989
Hapat e para

Në 1985, LR-ja u themelua si “LR Cosmetic” në Ahlen (Westphalia). Gama e produkteve përbëhej nga disa parfume dhe disa produkte për kujdesin e trupit.

Dy vite më vonë, gama u zgjerua dhe linja “Line Racine” produkte kujdesi u hodh në treg duke u ndjekur nga “Lady Racine”, gamë kozmetike në 1988.

Në 1989, LR-ja arriti momentin e parë magjik      duke shitur 1,000,000 parfume.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


1990 – 1994
Hapat e parë për jashtë shtetit

Pas vetëm pesë viteve si biznes, LR-ja gjeneroi të ardhura vjetore me më shumë se 1 milion DEM.

Në 1991, LR-ja filloi një garë ndërkombëtare. U hapen filiale në Austri dhe Norvegji.

Në 1994, 2 parfume u hodhën në treg dhe janë ndër parfumet më të famshme të LR-së në ditët e sotshme: Parfumi oriental për femra, Harem dhe ai për meshkuj,
 Jungle man.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------

1995 – 1999
LR dhe Mercedes


Me rastin e 10 vjetorit, atëherë e quajtur “LR-International”, LR-ja themeloi planin e saj unik të makinave. 200 konsulentët morën Mercedesat e parë LR.
Edhe revista Mercedes Benz raportoi për 1.3 km “black line of cars”.

LR-ja vazhdoi të rritej, si në shkallë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. U hapen filiale të reja si: Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Portugalia
dhe Franca.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------

2000 – 2004
Aloe Vera dhe stars

Historia e suksesit vazhdon. LR-ja fitoi terren në Europën Lindore dhe u hapën filialet e saj në Rumani dhe Ukrainë, ndërkohë që gama e produkteve vazhdonte
 të rritej.

Në 2001, LR-ja hodhi në treg fuqishëm suplemente dietike, ndjekur nga Aloe Vera Drinking Gel në 2002, që u certifikua nga INSTITUT FRESENIUS, të drejtën e vulës
 së cilësisë që nga fillimi.

Një sukses i mëtejshëm: LR Starbox. Michael Schumacher ishte VIP-i i parë, që krijoi një linjë parfumesh me LR-në. Heidi Klum, No Angels dhe të tjerë ndoqën
 në vijim.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2005
LR-ja u zgjerua përtej kufinjve të Europës

LR “goes down under”: Me yllin Australian Ian Thorpe, hedhja në treg "down under" në Melbourne, u kthye në një event Mega. Përveç çështjes vjetore të suksesit
të katalogut të rëndësishëm, LR-ja tashmë hodhi në treg katalogët mujorë. Ide inovative për produktet dhe ofertat tërheqëse u bënë shumë shpejt top sellers.

LR-ja festoi në mënyrë impresionuese 20 vjetorin e kompanisë në pavionin e Yemen-t në Hannover Expo Park. Shumë njerëz të famshëm morën pjesë në eventin
 “One thousand and one nights”.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------

2006
LR: “Your chance to change”

LR International u riemërua LR Health & Beauty Systems. Emri i ri u plotësua me dy slogane: “Feel good. Look great." përshkruan sipërmarrjen nga këndvështrimi
i klientit të LR-së. “Your chance to change” fokusohet në mundësinë që LR-ja u ofron partnerëve të saj të shitjes.

Yjet më të famshëm Amerikan u bënë pjesë e LR Star Box dhe LR-ja vazhdoi zgjerimin ndërkombëtar të shpejte e të dukshëm: në 2006, filialet në Itali, Spanjë dhe
 Zelandën e Re u hapën.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------


2007
LR ofron Top-Seller të rinj

Shumë nga top seller-it e sotëm, u hodhën në treg në 2007, për shembull Instituti FRESENIUS-certifikoi Colostrum, Serox, Nanogold dhe Pastën e Dhëmbëve Microsilver.

Një garë e madhe shitjesh dhe marketingu që u zhvillua, bëri shumë zhurmë: Gara e Kampioneve. Çmimi prej një milion eurosh u nda tek të gjithë partnerët pjesëmarrës.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------

2008
Top Model dhe Polo

Në 2008, LR-ja mblodhi interesin e medias. Si partner me formatet e suksesshme të TV-së, LR-ja vendosi t'i dedikonte një parfum fituesit të atij viti Jenny.
Parfumi i Top Model, është shumë i famshëm midis partnerëve dhe mediave.

Zgjerimi i planit të makinave LR, me makinën POLO, gjithashtu tërhoqi vëmendje. Dhënia e parë e makinës në qytetin Wolfsburg, bëri shumë shpejt bujë të madhe,
 ndjekur me një Rekord Botëror Guinness. Në të njëjtin vit, 1,000 makina LR lëviznin në rrugë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------


2010
LR-ja festoi përvjetorin e saj

LR-ja festoi në mënyrë impresionuese përvjetorin e saj të 25-të:

Ylli i Hollywood-it Bruce Willis krijoi parfumin e tij të parë ekskluzivisht për LR-në. Aktori i famshëm, prezantoi parfumin e tij në skenën e LR-së, përpara
 15,000 partnerëve nga 30 vende në Festhalle Frankfurt.

Sistemi i shpërblimeve optimale të LR-së përfitoi shumë duartrokitje në fillim te vitit. Mundësi të larta fitimi për partnerët dhe pika kulminante - Plani
 i makinave: një LR Porsche.
------------------------------------------------------------------------------------------------------

2011
Rusia dhe Bizhutë

2011 është shënuar me dy evente madhështore:

Në Prill, LR hyri zyrtarisht në Rusi dhe kështu u hap edhe filiali i 32-te i saj. Vetëm disa muaj më pas, çelësat e Mercedesit të parë LR, u dhanë në Moskë.
Në fund të vitit, LR-ja e Rusisë u rendit në 5 vendet e para të vendeve më të suksesshme të LR-së.

Koleksioni i ri i bizhuve të LR-së, LR.Joyce, erdhi në Shtator. Pika kulminante: 1-vit garanci dhe klipe për këpucë, dizenjuar ekskluzivisht nga Emma Heming Willis.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
2012

Kazakistan, 10 vjet Aloe Vera & suksesi i aromave me Bruce Willis

Ditëlindja e LR-së: Aloe Vera feston 10-vjetorin e saj. Që nga viti 2012 LR-ja ka shitur në mënyrë të suksesshme produktet e Aloe Verës  me një cilësi të lartë.
 Në shtator hapet një filial i ri në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Shitjet në shtetin fqinj të Rusisë janë rritur me rreth 20% në muaj.

LR fitoi çmimin Marketing 2012 në vitin 2012 për fushatën e Bruce Willis dhe nxorri në treg Lovingly by Bruce Willis, parfumin e parë në botë për femra
të krijuar nga aktori i famshëm. Bashkëpunimi i suksesshëm i Bruce Willis dhe gruas së tij Emma është kontratë e  markës së LR Joyce deri në vitin 2016.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------


2013
Yje të tjera të LR – së, Produkte të reja, Zgjerim i mëtejshëm

Viti 2013 solli shumë të mira për LR – në. Momenti kulminant ishte që në fillim të vitit, ku supermodelja Karolina Kurkova u bë anëtarja më e re e familjes LR
dhe prezantoi aromën e saj të re, e cila brenda pak muajve u shndërrua në produktin më të shitur!

Ky ishte vetëm fillimi. Mesi i vitit u karakterizua nga hyrja e produkteve të reja si Mind Master Brain & Body Performance Drink. Shishe e spikatur,
efekt i menjëhershëm. Mind Master ishte si një „bombë“ duke e kthyer vitin 2013 në vitin Anti – Stres!

Pa dyshim që pika më e nxehtë e vitit ishte tema “Zgjerimi i Lindjes“. Kjo sepse LR – ja e lindjes u rrit shumë dhe solli rekorde të njëpasnjëshme!
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

2014
Një vit plot revolucione

Me një koncept të ri për konsumatorët dhe produktet e reja, LR solli në 2014-ën revolucione njëri pas tjetrit.

Numri i të pasionuarve pas LR rritet dita ditës. Aspak e çuditshme! Me aromën e re të Bruce Willis, Sprajin praktik kundër diellit me Aloe Vera dhe me linjën
 e përmirësuar Aloe Vera Baby, LR ka arritur një sukses të madh në lidhje me produktet.

Për herë të parë, reklama komerciale LR TV është transmetuar në televizionin gjerman. Në Francë, Turqi dhe Poloni LR po feston 10 vjetorin e saj.
Dhe Portugalia po thyen të gjitha rekordet me aromën e yllit televiziv portugez Christina Ferreira ("MEU"), e cila ka shitje të jashtëzakonshme.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------


2015
30 VITE LR

Në vitin 2015 LRja festoi 30-vjetorin e saj. Përveç festës së madhe për përvjetorin e 30-të ku personat e famshëm të LR-së Guido Maria Kretschmer, Bruce Willis,
 Ema Heming-Willis dhe Karolina Kurkova uruan personalisht kompaninë, prezantimi i aromës së parë të Guido Maria Kretschmer në Javën e Modës në Berlin
dhe prezantimi i produktit ZEITGARD shoqëruan këtë përvjetor.

Që prej shtatorit të vitit të kaluar, Dr. Thomas Stoffmehl është CEO i ri i LR-së. Si ish CEO i Bofrost*, ai ka shumë përvojë në shitjet e drejtpërdrejta, si dhe
 ka njohuri dhe përvojë në menaxhimin e një kompanie ndërkombëtare. Në muajin tetor përvjetori u kurorëzua me çmimin Astra, që jepet nga Shoqata Europiane për
Shitjet e Drejtpërdrejta (Seldia). LR-ja u nderua me çmimin “Kompania e Vitit”, si kompania më e mirë Europiane në shitjet e drejtpërdrejta.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2016
LR frymëzon

LR publikoi në fillim të vitit Beauty Study me pyetje dhe përgjigje në lidhje me temën e bukurisë. Në muajin korrik rreth 500 të ftuar festuan shpërndarjen më
të madhe të makinave në historinë e kompanisë, ku u shpërndanë 200 Mercedes Benz A-Class.

Në vjeshtë Dr. Thomas Stoffmehl u zgjodh kryetar i Shoqatës Europiane të Shitjeve të Drejtpërdrejta "Seldia" dhe LR hapi një vend të ri në ambientet e një
ish-miniere. Një arritje tjetër e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i kontratës mes LR dhe Fondacionit Theodor F. Leifeld. Ata do të investojnë në ndërtimin e
 një fabrike të re prodhimi në vitin 2017.

No comments:

Post a Comment